Januzaj: E kam shumë shok Pogbën, ai do të qëndrojë në United

0
Gjigandi

Tifozët e Manchester Unitedit i kanë shijuar deklaratat e fundit të ish-futbollistit të Djajve të Kuq, Adnan Januzaj, i cili tha se është shumë shok me Paul Pogban dhe parashikoi se ai s’do të largohet nga Old Trafford.

E ardhmja e Paul Pogbas kishte qenë pothuajse e sigurt se do të zhvillohej në ndonjë klub tjetër, pasi që vetë mesfushori francez e kishte shprehur dëshirën për të provuar sfida të reja në karrierë gjatë verës së kaluar.

Megjithatë, asnjë marrëveshje për transferimin e tij nuk u arrit gjatë atij afati kalimtar të verës, përkundër interesimit nga klube të mëdha evropiane, si Juventusi dhe Real Madridi.

Përderisa klubet, shkaku i krizës së sjellë nga koronavirusi, duken se nuk do të jenë të gatshme të shpenzojnë shuma të larta parash këtë verë, Manchester Unitedi po shpreson se do ta shfrytëzojë këtë për ta formuar një partnerit mbresëlënës në mesfushë mes Pogbës dhe Bruno Fernadesit.

Januzaj, i cili kishte luajtur në akademinë e Manchester Unitedit përkrah Pogbës, beson se 27-vjeçari nuk do ta ndryshojë skuadrën.

RonaTyra

“Mendoj se ai do të qëndrojë. Jam ende shumë i afërt me të, e kemi njohur njëri-tjetrin që nga fëmijëria”, ka thënë Januzaj.

“E njoh qysh kur ishim bashkë në akademinë e Manchester Unitedit. Familjet tona jashtë gjithashtu të afërt dhe mbajnë kontakt me njëri-tjetrin. Kjo nuk do të ndryshojë asnjëherë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu