Juventusi ka barazuar në shtëpi ndaj Atalantas me rezultat 2-2, në një ndeshje shumë të fortë në kuadër të xhiros së 32-të.
Për Juventusin të dy golat i shënoi Cristiano Ronaldo nga pika e bardhë, ndërsa për Atalantan shënuan Duvan Zapata dhe Ruslan Malinovsky.
Ronaldo ishte më i notuari me 7.5 te Juve, ndërsa te bergamasit Malinovsky mori notën 7.7.
Ky i fundit ishte lojtari më i mirë i ndeshjes edhe pse u fut në pjesën e dytë.
Lojtari më i dobët në ndeshje ishte portieri i Juves, Wojciech Szczesny, me ntën 5.6.
Juventusi me këtë barazim kalon në kuotën e 76 pikëve, shtatë më shumë se Lazio e dyta dhe nëntë më shumë se Atalanta e treta.
Notat e lojtarëve të Juventusit
Notat e lojtarëve të Atalantas
