Nora Malaj flet për Covid-in: Rama nuk u mor me mua, edhe pse e kam shok fëmijërie

0
Gjigandi

Nora Malaj, e cila u infektua pak ditë më parë nga COVID-19, rrëfeu se çfarë është në thelb virusi, si e ka përjetuar, frika nga vdekja dhe se çfarë do linte pas në ndonjë rast fatkeqësie.

Gjithashtu ajo tregoi se kush ishin njerëzit që e mbështetën përgjatë 1 muaji izolim.

Ndër ta, përmend Presidentin Meta dhe Kryeministrin Rama.

“I pari që është shqetësuar për mua ka qenë Presidenti i Republikës, më mori si Nora në raportet që ne kemi, dhe sigurisht më tha si mund dhe me çfarë të të ndihmojë”.

RonaTyra

Nora Malaj ishte ndër politikanet e prekur nga Covid 19, të cilin nuk e kaloi me lehtësi. Ajo foli për herë të parë për sëmundjen, pasi e kaloi atë. Mes të tjerash rrëfeu së fundmi për Top Story momentet e saj të vështira.

”Kryeministri nuk u mor me mua për arsye se ishte në një moment të dhimbshëm, sepse kaloi situatën e humbjes së mamasë, por përtej këtij fakti dhe kryeministri mund të më merrte se e kam shok fëmijërie dhe është normale që të interesohet sepse ai vetë e ka shpallur vetën që është babai i kombit, dhe babai i kombit për familjarët duhet të interesohej, gjithsesi se ka dëgjuar, është i ngarkuar, nuk përbën mëkat, as faj”, – tha Nora Malaj, ish-deputetja e LSI dhe ish-zv.ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu