Një tjetër futbollist shqiptar drejt Turqisë.
Albian Ajeti, vëllai i mbrojtësit të Kombëtares Shqiptare, Arlind Ajeti, mund të veshë fanellën e Gallatasarait sezonin e ardhshëm. Sulmuesi i cili së fundmi u transferua te skuadra angleze e Uest Hemit, nuk po gjen hapesirat e nevojshme, teksa po mendon largimin nga Premier Liga.
Sipas gazetës turke “Fantik”, për Ajetin, interesohet skuadra prestigjioze turke, e cila drejtohet nga Fati Terhim. 23-vjeçari me origjinë nga Podujeva, iu bashkua klubit anglez të Uest Hemit nga Bazeli për 8.7 milionë euro në verën e vitit 2019. Me klubin anglez, sulmuesi ka regjistruar vetëm 8 paraqitje duke mos arritur që të shënojë asnjë gol.
Gallatasarai po synon ta huazojë fillimisht Ajetin, me opsion blerje në fund të sezonit 23-vjeçari, i cili numëron 8 paraqitje me Përfaqësuesen e Zvicrës, shihet si zëvendësues i Florin Andones te Gallatasarai.