Një rast me koronavirus është konfirmuar te Parma.
Skuadra e Serie A, ka konfirmuar se kanë një anëtar të infektuar me COVID-19, por nuk bëhet fjalë për futbollist.
“Parma raporton se seria e fundit e testimeve zbuloi një rast me COVID-19 (jo futbollist)”, thuhet në deklaratë, përcjell lajmi.net.
“Subjekti plotësisht asimptomatik u izolua menjëherë në përputhje me direktivat federale dhe ministrore”.
“Parma gjithashtu njofton se të gjithë anëtarët e tjerë të grupit kanë dalë negativ në testet për COVID-19, dhe kanë filluar izolimin në Qendrën Sportive”..