Ra në koma, por…

0
Gjigandi

Mesfushori i Montpellier, Junior Sambia, u prek nga COVID-19 dhe pati komplikime me shëndetin. Ai madje u mbajt me oksigjen nga stafi mjekësor i spitalit të Montpellies në Francë.

Një lajm i mirë ka ardhur nga Franca, pasi lojtari nuk është më në përkujdesje intensive për shkak të koronavirusit. Ai ka lënë spitalin dhe po vazhdon trajtimin në shtëpi për të mposhtur krejtësisht COVID-19.

AFP shkruan se lojtari u prek nga virusi javën e kaluar dhe u transportua me urgjencë në spital ku ra dhe në koma.

Presidenti i Montpellier, Laurent Nicollin, ka folur në lidhje me shëndetin e lojtarit. “Nuk jam doktor, nuk më takon mua të flas, por na shkaktoi një frikë të madhe javën e kaluar. Ne afeksionohemi dhe ndjejmë të njëjtën me dhimbje me lojtarët”, – tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu