Një ditë pasi denoncoi se ambasadorja amerikane i ka dërguar një ndërmjetës në zyrë pas zgjedhjeve të 6 marsit për të negociuar në emër të saj tërheqjen e tij nga PD, ish-kryeministri Berisha nuk preferoi të zbulojë identitetin e tij.
Por nga ana tjetër ai theksoi se nuk pranon ndërhyrje nga askush në problemet e brendshme të PD.
Berisha: Jo. Një i dërguar privat është i dërguar privat dhe nuk mund ta bëj publike. Nuk kam qenë i ashpër, përkundrazi i kam bërë të qartë se nuk mund të pranoj kurrë ndërhyrje për çështjet e kryetarit dhe asnjë ndërhyrje tjetër në punët e brendshme të PD. Merr fund, ka marrë fund kjo. Unë e kam bërë shumë të qartë por edhe e kam faktuar se nuk kam pranuar dhe nuk pranoj ndërhyrje nga askush.