Një 37-vjeçare shqiptare vritet me thikë në Itali

0
Një 37-vjeçare shqiptare vritet me thikë në Itali
Gjigandi

Një 37-vjeçare shqiptare e ka humbur jetën pasi ishte therur me thikë.

Ngjarja ka ndodhur në Itali, derisa ajo priste djalin e saj para shkollës.

Siç raportojnë mediat italiane, viktima është Bruna Meuca Hella.

Ajo ishte goditur disa herë me thikë nga një burrë, i cili dyshohet se mund të jetë ish-bashkëshorti.

37-vjeçarja shqiptare banonte pranë shkollës së djalit të saj 10-vjeçar.

RonaTyra

Ajo ka shkuar në shtëpinë e saj përpara se të lajmëronte ambulancën.

Pavarësisht nxitimit për ta transportuar për në spital, Bruna ka mbërritur e pajetë në duart e mjekëve.

Tashmë mjekësia ligjore po punon në zbardhjen e ngjarjes së rëndë, njofton Abcnews.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu