Nga dhuna te vjedhja, vihen në pranga 10 persona në Tiranë

0
Gjigandi

Dhjetë persona janë vënë në pranga nga policia pasi dyshohet se kanë kryer vepra të ndryshme penale. Policia ka arrestuar një 23-vjeçar pasi akuzohet se ka dhunuar babain e tij, ndërsa një 54-vjeçar u prangos pasi i ka vjedhur portofolin një gruaje. Sipas forcave blu, është ndaluar 44-vjeçari me inicialet A. D, pasi duke drejtuar automjetin, ka përplasur motomjetin, duke lënë pas një person të lënduar.

Njoftimi i Policisë:

Vihen në pranga 10 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasit: – R. D., 23 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij; – Gj. M., 54 vjeç, banues në Tiranë, pasi i ka vjedhur portofolin shtetases D. D. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin F. K., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit në automjetin që ai drejtonte, u gjetën një përforcues grushti, një thikë dhe një municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan një shtetas 17 vjeç, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, në Kamzë, ka goditur me mjet prerës, 2 shtetas. Nga veprimet hetimore dyshohet se 17-vjeçari i arrestuar ka vjedhur materiale ndërtimi, në një magazinë. Specialistët e Qarkullimit Rrugor ndaluan shtetasin E. C., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjygjësor Tiranë e ka dënuar me 1 muaj burgim, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Gjithashtu, specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:

RonaTyra

– A. D., 44 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin S. M., 22 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve;

– A. B., 22 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi; – D. Zh., 39 vjeç, S. K., 28 vjeçe, të dy banues në Tiranë, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, nën efektin e pijeve alkoolike; – E. D., 37 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu