Nga balta te miliona euro, mrekullia e shqiptarit.
Myrto Uzuni është një shembull frymëzimi për të rinjtë shqiptarë që mendojnë të tërhiqen kur nuk arrijnë të shohin dot dritë në fund të tunelit.
Beratasi, siç demonstron edhe kjo foto e postuar nga menaxheri i tij Franc Bode, dikur luante me moshat në kushte të mjera, ndërsa sot firmosi kontratën e jetës, duke iu bashkuar gjigantëve të Hungarisë, Ferencvaroshit, ku do të përfitojë plot 300 mijë euro në sezon.
1.8 milionë euro pagoi klubi i Ferencavaroshit në arkat e Lokomotivës së Zagrebit për të siguruar shërbimet e futbollistit beratas.