Neymar: Mezi pres të rifillojmë

0
Gjigandi

Ylli i PSG, Neymar, thotë se është duke u stërvitur shumë për t’u rikthyer në formën maksimale, pavarësisht se nuk është e qartë se kur mund të luajë përsëri. Ligue 1 ka përfunduar zyrtarisht për këtë sezon. PSG e ka fituar titullin për herë të tretë radhazi, por skuadra e Thomas Tuchel mbetet aktive në Ligën e Kampionëve, pasi është kualifikuar në çerekfinale.

UEFA synon ta luajë turneun kryesor të saj deri në fund, edhe pse asnjë datë nuk është caktuar zyrtarisht për rifillimin e saj. Lojtari më i shtrenjtë në botë po përgatitet për të qenë në top-formë, kur të thirret “nën armë”. “Duam të jemi gati, kur drejtuesit të sinjalizojnë kthimin e aktiviteteve. Personalisht synoj të jem në gjendjen më të mirë të mundshme, – tha 28-vjeçari. – Po stërvitem fort, me të njëjtin ritëm dhe frekuencë që do të bëja me klubin. Trajnimi edhe më i vështirë në të vërtetë, me më shumë aktivitete për të kompensuar mungesën e lojërave. Sigurisht që më mungon gara, por trajneri i fitnesit, Ricardo Rosa, më ka hartuar një program stërvitor, që po e zbatoj pikë për pikë”.

Neymar ka postuar një video të programit të tij stërvitor në Instagram, duke dokumentuar përpjekjet për të qëndruar sa më i karikuar fizikisht, gjatë periudhës së bllokimit në Brazil nga Covid-19. “Ne jemi përpjekur të zhvillojmë seanca gjatë mëngjesit, pastaj në mbrëmje, – shpjegoi Rosa. 

Kemi punuar në mënyrat më të përqendruara të mundshme, sepse nuk e dimë datën kur Neymar do të kthehet në ndeshje. Rezultatet kanë qenë të mira. Ne kemi punuar për forcën e Neymar këtu në palestër, duke e alternuar me stërvitje të tjera, edhe me “footvolley”.

Jemi përpjekur ta ruajmë Neymar të shëndetshëm, me një nivel të mirë aftësie dhe performance, në mënyrë që të mund të kthehemi në Francë çdo moment, pasi asgjë nuk u vendos në mënyrë pozitive. Ne, gjithashtu, kemi punuar në drejtim të parandalimit të lëndimeve, me sistemin e tij kardiovaskular”.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu