Newcastle, gati 22 mln euro në sezon për trajnerin e ri.
Në pritje që të zyrtarizohet ndërrimi i pronësisë, fondi i ivestimeve saudit që do të blejë Newcastle ka nisur punën për sezonin e ardhshëm.
Sipas Sky Sport, pronarët e rinj kanë zgjedhur t’ia besojnë stolin e skuadrës Mauricio Pochettino-s, i preferuar para Massimiliano Allegrit.
Ish-trajnerit të Tottenham duket se i është pataqitur një ofertë prej 22 milionë eurosh në sezon për ta bindur.