Milan mund të mbetet jashtë garave evropiane.
Së fundmi ka filluar të raportohet për anulimin e mundshëm të sezonit në Serie A, pas vendimit të Francës dhe Holandës.
Me vendimin e Ligue 1 për të llogaritur pikët për ndeshje dhe shpalljen e Paris Saint Germain kampion, tashmë kanë filluar kalkulime të njëjta edhe në Serie A.
Kështu, Milan do të rrezikonte të mbetej jashtë garave evropiane, me një sistem të tillë.
Milan do të përfundonte poshtë Hellas Verona dhe Parma, kurse skuadra si Lecce, SPAL e Brescia do të binin në Serie B.
Juventus, Lazio, Inter dhe Atalanta do të luanin në Ligën e Kampionëve, kurse Roma dhe Napoli do të luajnë në Ligën e Evropës.
Mbetet të shihet nëse Serie A do të marrë vendimin për anulimin e sezonit. Kujtojmë se planet dhe dëshira e krerëve të futbollit italian është që futbolli të rifillojë.