Nëse do të blinte Kalidou Koulibaly në verë…

0
Gjigandi

“Liverpool do ta festonte dyfish titullin, nëse do të blinte Kalidou Koulibaly në verë, duke ia bashkuar Virgil van Dijk në qendër të mbrojtjes”. Kështu shprehet ish-ylli i “Reds”, Don Hutchison. Jurgen Klopp thuhet se po përpiqet ta bindë mbrojtësin e Napolit për t’u transferuar në “Anfield”, por për këtë nevojitet oferta e duhur. Pretendimet e De Laurentiis, para krizës së koronavirusit, ishin jo më pak se 100 milionë euro.

Koulibaly ka qenë prej kohësh i lidhur me një kalim në Premier League, me Manchester United, që raportohet se po e monitoronte situatën e tij prej kohësh. Thuhet se vera e vitit 2020 mund ta dërgojë jashtë Italisë senegalezin. Liverpool do të duhet të investojë shumë, përsëri, ndoshta edhe më tepër se për Van Dijk (75 milionë £), që të sigurojë qendrën e mbrojtjes më të fortë në botë. Hutchison beson se do të ishin para të shpenzuara mirë, pasi “Reds” do të bëheshin praktikisht të pakalueshëm në mbrojtje dhe të pandalshëm në trofe:

“Unë mendoj që, nëse Koulibaly vjen te Liverpool dhe luan përkrah Virgil van Dijk, atëherë kemi fituar një titull të dytë. Nuk shoh futbollist tjetër më të mirë në këtë rol, që do të krijonte dyshe më të sigurt me Van Dijk. Mbrojtësit më të mirë në Europë, përveç atyre të Premier League, në këtë moment janë Koulibaly dhe Milan Skriniar.

Sllovaku i Interit mund të bashkohet me Pep Guardiolën te Manchester City, ndërsa Klopp duhet të kundërpërgjigjet me Koulibaly. Me siguri, askush nuk do të donte të përballej me një dyshe si Van Dijk dhe Koulibaly. Sulmuesit do të tmerroheshin prej tyre”.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu