Nënë e bijë të vetëflijuara në banesë/ Fqinja: Kishte dy vjet që nuk dilnin nga shtëpia, nuk pranonin ndihma…

0
Gjigandi

Tirana u trondit mbrëmjen e djeshme pas një ngjarje tepër të rëndë, ku në Kombinat u gjetën të vetëvrara nënë e bijë Zhaneta dhe Anisa Josifi. Këto të fundit thuhet se se ishin besimtare të sektit fetar “Dëshmitarët e Jehovait” dhe pikërisht ky sekt besimi dyshohet t’i ketë çuar drejt vetëflijimit.

Ndërkohë në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel për familjen në Kombinat kanë folur fqinjët të cilët i kanë treguar si një familje pa probleme. Madje një zonjë tha se vajzat ishin shembull me sjelljen e tyre, të arsimuara dhe të kulturuara.

“Nuk e di se nga erdhi kjo. Unë i kam rënë telit të Bashkisë, ka ardhur kryetari i Bashkisë së bashku me sekretaren u kanë sjell ndihma dhe nuk donin t’i merrnin. Kishin mbi dy vjet vajzat brenda nuk dilnin fare përjashta. Qëndroi edhe ajo në shtëpi dhe ngeli brenda pas karantinës. Kur ka ardhur bashkia doli Blerta me të ëmën dhe na tha se ne nuk kemi asgjë edhe mendjen e kemi dhe nuk na mungon gjë. Kemi ca halle tona të brendshme dhe në një kohë do të dalim. Vajza e vogël Anisa nuk dilte fare jashtë. U thonim ku e keni vajzën dhe thonin po fle gjumë nuk e tregonin. Ishin jashtë çdo halli. “ tha fqinja e familjes Josifi.

“U shokuam totalisht. Nuk e prisnim një fund kaq të hidhur. Ishte familje model ishin për tu admiruar. Herë të dyja herë vetëm vinin aty edhe me të ëmën. Flasim kohë më parë. Tragjedi e madhe. U humbën” tha më pas fqinja.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu