Negociatat/ Sot vendoset fati i Shqiperise dhe Maqedonise se Veriut – Lajmi i Fundit – Lajme

0
Gjigandi

Krerët e shteteve dhe qeverive të BE-së të mbledhur në samitin 2 ditor në Bruksel, vendosin sot nëse Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut do t’i hapen negociatat. Mediat italiane, referuar burimeve nga takimi i liderëve të BE-së që po zhvillohet në Bruksel shkruajnë se nuk është arritur që të bindet Presidenti francez Macron. Ndërkohë që kundër Shqipërisë janë pozicionuar edhe Holanda me Danimarkën.   Pas qëndrimit të Macron, Angela Merkel nuk mundi ta bindë, dhe vetë ajo pranoi se shanset për Shqipërinë dhe Maqedoninë nuk janë të mira. Po kështu ditën e djeshme  Presidentja e zgjedhur e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, teksa mori pjesë në samitin e liderëve të BE-së deklaroi se për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedonisë së Veriut nuk sheh shpresë në horizont.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu