Negociatat/ Basha: Dështim personal i Ramës, na ka futur në marsh indietro – Lajmi i Fundit

0
Gjigandi

Në një bashkëbisedim me gazetarët në seli, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shprehu fillimisht mirënjohje për vendimin e marrë nga dy grupet kryesore të Bundestagut, CDU/CSU dhe SPD, të cilët miratuan dokumentin që i jep dritën jeshile hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, por me vënien e 9 kushteve, për të cilat Basha fajësoi Edi Ramën.

“9  kushtet e miratuara mbrëmë shprehin shqetësimin e Bundestagut për situatën në vend, shtimi nga 7 në 9 shpreh shqetësimin për hapat mbrapa që Shqipëria ka hedhur që nga qershori i vitit të kaluar”, u shpreh ai.
Më tej theksoi se nevojitet lexim realist i situatës, çka sipas tij mungoi edhe dje.
“Për herë të katërt Edi Rama hapi shampanjë dhe jo më kot disa prej mediave dhe në mënyrë unanime, rrjetet sociale i kujtuan twitter-in e fundit para një viti ku foli mbi hapjen e negociatave; mashtrimi, gënjeshtra, intrigat e vogla nuk na çojnë në Europë,” deklaroi Basha.
Më pas kryeopozitari shtoi se mediat kryesore në vend iu bashkuan “dasmës së rreme të Edi Ramës pa nuse, që gjasme u hapën negociata” dhe tha se vetëm e  ërteta duhet për ta nxjerrë vendin nga kriza ku është zhytur.
“Në leximin e dokumentit të publikuar zyrtarisht nga dy grupet parlamentare duket qartë skanimi që Budestagu i bën situatës së gjithanshme në vend, në këtë skanim mund të shihni rezervat e mëdha që mund te conin drejt nje JO-je të prere, është rasti t’u bej te ditur dhe publike se në çfare pozicioni absurd jemi ndjere teksa kerkonim hapjen e negociatave, e kerkonim si nje shtese per te kontrolluar qeverine, duke gjykuar se vetëm permes presionit evropian mund te sprapsnim këtë autokraci te krimit dhe te hedhim bazat për të ndërtuar një jetë më të mirë. Ajo që dëgjonim nga ana tjetër ishte shkurajuese. Pse duhet t’ia hapim negociatat një vendi që nuk  mban zgjedhje të lira e të ndershme? Në vend që të nisë lufta ndaj korrupsionit, korrupsioni sanksionohet me ligj”, tha Basha duke shtuar se ka qenë insistimi i opozitës dhe i tij personal që ka bërë të mundur hapjen e  një shtegu shprese.
“ Ka triumfuar mbrëmë kjo përqasje, dritë në fund të tunelit, megjithatë ky nuk është vendimi që Shqipëria meritonte në 2019-n. Vendimi shtron para nesh një përgjegjësi të jashtëzakonshme. Përgjegjësi pretendon se nuk e sheh elefantin në dhomë dhe kemi një opozitë politike që është gati t’i japë vendit një plan konkret kombëtar për nxjerrjen nga kriza e thëllë, që do të bëëj të mundur avancimin e objektivit shqiptar për Shqipërinë si gjithë Evropa. Dështimi për të hapur negociata është dështim i Edi Ramës personal dhe jo i Shqipërisë, ka vetëm vulën e tij, të përballet me pasojat. Na ka premtuar se do hapte negociata dhe siç duket qartë, edhe me këtë premtim si me çdo premtim tjetër ka dështuar. Ekonomia është e shkatërruar, korrupsioni në nivele të lartë. Na ka futur në marsh indietro dhe as nuk e ka idenë se si mund të dilet nga kjo situatë, atë që s’ka arritur ta bëjë dot në dy mandate nuk do ta bëjë më kurrë. Tani është momenti që t’u kthejë mandatin qytetarëve, që të vendosin qytetarët nëse do t’i besojnë atij një mandati të tretë apo jo. Për hir të qytetarëve shqiptarë, fëmijë, pensionistëve është kohë që një herë në jetën e  tij të vendosë për veten, për fatin e  Shqipërisë dhe jo të vetin”, u shpreh ndër të tjera Basha.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu