Në rast se futbolli nuk rifillon, atëherë Bundesliga nuk do të ekzistojë

0
Gjigandi

Sot u anulua kampionati francez i futbollit, Ligue 1 dhe Ligue 2.

Pritet që dhe fatet e kampionateve të tjera europiane, të vendosen gjatë kësaj jave. Ministri i Sporteve në Gjermani foli sot, ku u shpreh se mbetet optimisti për rifillimin e futbollit në mes ose në fund të muajit maj.

Gjithsesi, përgjigjen finale do e japë kancelaria Angela Merkel. Ditën e enjte, Qeveria Gjermane do të vendosë përfundimisht për fatet e futbollit. Kreu i Bundesliga, Watzke, kërcënoi pak ditë më parë se në rast se futbolli nuk rifillon, atëherë Bundesliga nuk do të ekzistojë sezonin e ardhshëm.

“Kicker” raporton se 13 nga 36 klubet në Bundesliga dhe Bundesliga 2, janë në prag falimentimi. Të gjitha ekipet po presin të marrin paratë nga të drejtat televizive (300 milion euro), para që për momentin, janë të ngrira.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu