Prezantuesja dhe këngëtarja e njohur, Luana Vjollca, tashmë ka prezantuar projektin e ri “Thuaje”, që është jashtë fushës së ekranit e po ashtu asaj që ka bërë deri më tani.
Në projektin e ri, ajo ka sjell gjëra personale nga jeta përfshirë rrëfime të ndryshme tronditëse e po ashtu ka folur edhe për çështjen e bullizmit.
Ndonëse po vazhdon të jetë gjithnjë pranë fansave, biondja këtë herë ka treguar se po bën një lidhje të drejtpërdrejtë me këngëtaren Beatrix Ramosaj, e cila javë më parë në rrjete sociale publikoi një video duke folur për bullizmin që i është bërë pas daljes nga Big Brother VIP.
“Sonte, në orën 20:30- live në Instagram, Luana Vjollca së bashku me Beatrix Ramosaj, do të bashkëbisedojnë rreth temës së Bullizmit dhe Traumës”, është shkruar në faqen zyrtare të
thuaje.luanavjollca
në Instagram.
Pritet të shihet se çfarë do të diskutojnë më shumë dhe se çfarë do të mësojmë nga yjet e famshme.
Beatrix Ramosaj (Foto: Instagram)
Beatrix ndërkaq ditë më parë ka komentuar për herë të parë lajmet rreth ribashkimit të Borës dhe Donaldit, gjersa shtoi se nuk i ka parë pasi nuk ka pasur kohë të merret me to.
Donald Veshaj dhe Bora Zemani thuhet se janë ribashkuar sërish dhe tanimë janë publikuar edhe disa imazhe të tyre të përbashkëta nga Italia.
/abc24.al/