Vajza e festës që përfundoi në shtrat me Andy Carroll zbulon se futbollisti nuk i kishte thënë kurrë se ishte në prag të martesës. Taylor Jane Wilkey, 27 vjece, tha se ish-ylli i Newcastle dhe Liverpool, 33 vjec, kishte qenë duke pirë alkool për 17 orë, para se ajo dhe një shok t’i bashkoheshin në suitën e hotelit në Dubai.
Incidenti në shtrat ka zemëruar nusen e ardhshme të Carroll, Billi Mucklow, 33 vjece, me të cilën ka datën e martesës pas dy një jave. Megjithatë, Wilkey ka konfirmuar se nuk ishte në dijeni se ai ishte para dasmës.
Ajo tha: “Ishte një ditë e mrekullueshme, pijet po rridhnin njëra pas tjetrës dhe Andy dukej se po kalonte shumë mirë. Ai erdhi për të biseduar me ne dhe pyeti se çfarë bëmë, dukej njeri shumë i mirë, një zotëri. Në asnjë moment, askush nuk përmendi se ishte një festë për djem. Nuk e dija se ai po martohej”.
Taylor gjithashtu hodhi poshtë çdo sugjerim se diçka kishte ndodhur mes saj dhe Carroll. “Ai sinqerisht nuk ishte në gjendje të bënte asgjë, – tha 27-vjecarja, përpara se të shtonte: – Më vjen shumë keq për gjithë këtë rrëmujë, por nuk bëra asgjë të keqe”.
Më pas ajo vazhdoi: “Më fal, Billy, e di si ndjehesh, por nuk bëmë asgjë të ndaluar. E siguroj se nuk ka ndodhur asgjë mes meje dhe Andy, betohem. Ai ishte një zotëri, thjesht kishte pirë aq shumë sa u fik në shtrat. Ai nuk tentoi asgjë. Edhe edhe nëse do të kishte dashur, ai ishte shumë i dehur”.
Pak ditë më parë u shfaqën foto të Carroll zhveshur, i rrethuar në shtrat nga dy bionde gjatë drekës së tij në Dubai. “The Sun” zbuloi se si menaxherja e barit, Taylor, dhe instruktorja e fitnesit, Phoebe Robb, 26 vjeçe, përfunduan në dhomën e hotelit luksoz të Carroll pas një dite pijesh alkoolike.