Në kërkim të ekipit të ri, dorëhiqen dy drejtues lokal të PD, zbulohet kush do drejtojë fushatën elektorale

0
Gjigandi

Lulzim Basha  është ne kërkim të ekipit te ri drejtues  me të cilët  synon te rikthejë Partinë Demokratike në pushtet. Burime nga selia blu i thanë gazetares të Top Channel  Elda Menga se kryetari demokrat i ka besuar drejtimin e fushatës elektorale Alfred Rushaj, ish-zv/ministër në qeverinë Berisha edhe pse na ndajmë shumë muaj nga zgjedhjet.

Të njëjta burime konfirmojnë se nisja e procesit të përzgjedhjes së kandidatëve të mundshëm për deputet  në selinë blu ka prodhuar dy dorëheqjet e para nga radhët e drejtuesve lokal. Top Channel ka mësuar  se kryetari i degës Fier Luan Baçi dhe ai i Korçës Andrea Mano kanë  hequr dorë nga mandati në respekt të parashikimit të udhëzimin të ri  që drejtuesit lokal duhet “të zhvishen” nga funksionet e tyre nëse duan të përfshihen në garën për deputet.
Drejtuesit lokal kishin afat 5 ditë për të paraqitur heqjen dore nga funksioni partiak, ndërsa kryesia e partisë, brenda 5 ditëve do duhet të komandojë një kryetar deri në zhvillimin e kuvendit të ri të degës.
Parashikimi në Udhëzimin e PD-së
Kryetari apo Sekretari i Degës që dëshiron të jetë në rrethin e personave që mund të propozohen apo vetëidentifikohen si kandidatë të mundshëm, duhet të njoftojnë Sekretarin e Përgjithshëm me shkrim, brenda 5 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij udhëzimi, se japin dorëheqjen nga funksioni partiak dhe përfshihen në procesin e propozimit, seleksionimit dhe përzgjedhjes së kandidaturave. Në rast dorëheqje për efekt të zbatimit të kësaj pike, Kryesia e Partisë, brenda 5 ditëve komandon një Kryetar apo/dhe Sekretar Dege, për drejtimin e Degës deri në zhvillimin e Kuvendit të ri të Degës sipas Statutit të PDSH”.

 

Burimi: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu