Bllokimi i rrjeteve sociale në Rusi, Ministria e Jashtme e Shqipërisë me njoftim për shtetasit e …

0
Bllokimi i rrjeteve sociale në Rusi, Ministria e Jashtme e Shqipërisë me njoftim për shtetasit e …
Gjigandi

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se për shkak të bllokimit të rrjeteve sociale në Federatën Ruse, Ambasada e Republikës së Shqipërisë e ka të pamundur çasjen në profilet e saj në Facebook dhe Twitter.

Në njoftim thuhet se shtetasit shqiptarë të cilët gjenden në situata emergjente, kur ka një kërcënim real për shëndetin, sigurinë dhe jetën e tyre (ose të një shtetasi tjetër shqiptar) të kontaktojnë në numrin e telefonit  +7 929 968 05 38

Për të kontaktuar me Ambasadën, mund të përdorni adresën e postës elektronike: [email protected]

Gjithashtu mund të telefononi në numrat e telefonit +7 495 982 38 52 ose +7 495 982 38 53.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme po e ndjek me vëmendje situatën në Rusi dhe mbetet në gatishmëri për t’i ofruar ndihmë dhe asistencë shtetasve shqiptarë të cilët ndodhen atje, thuhet në njoftim.

RonaTyra

Për më shumë informata kliko këtu: /abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu