Pas aventurës në Bundesligë me skuadrën e Paderbornit, ku arriti të bëhej rekordmeni i kartonëve të verdhë në një sezon të vetëm, Klaus Gjasula mund të ndryshojë skuadër për sezonin e ardhshëm.
Në Gjermani raportojnë se mesfushori i Kombëtares shqiptare pëlqehet nga skuadra e Dyseldorfit. Edhe këta të fundit kanë rënë në Bundesligën e Dytë, ashtu si Paderborni i Gjasulës, por kanë nisur rindërtimin dhe projektin për t’u ringjitur sërish në elitën e futbollit gjerman.
Ata besojnë se Gjasula është një nga lojtarët e duhur dhe mund të ofrojë eksperiencën e duhur në klub dhe t’i ndihmojë të tjerët që të arrijnë të rikthehen sërish në Bundesligë.
Dyseldorfi ka nisur kontaktet e para me shqiptarin, të cilit i ka përfunduar kontrata me Paderbornin dhe është lojtar i lirë.