Në fund të këtij sezoni Brescia do të rikthehet në Serie B

0
Gjigandi

Në fund të këtij sezoni Brescia do të rikthehet në Serie B, prej nga erdhi një vit më parë, por duket se nuk do të ndodhë e njëjta gjë me mesfushorin e talentuar të “dallëndysheve”, Sandro Tonali, i cili është gati për një transferim në një klub të një niveli më të lartë.

Presidenti Massimo Cellino deklaroi se i ka dhënë fjalën Tonalit se do ta shesë këtë verë, por situata është komplikuar jo pak për shkak të pandemisë dhe vështirë se do të mund të arkëtojë shifrën e pretenduar prej 50 milionë eurosh.

Kjo pasi Juventusi është tërhequr nga gara, duke qenë se ka marrë Arthur dhe po synon të afrojë edhe Jorginhon, ndërsa momentalisht vetëm Interi ka bërë një ofertë konkrete prej 32 milionë eurosh, plus tre të tjera në formë bonusi, për një total prej 35 milionë eurosh.

Kjo shifër konsiderohet mjaft e ulët nga presidenti i Brescias, që shpresën e vetme e ka te përfshirja në garë e Milanit, për të arkëtuar të paktën 45 milionë euro nga një futbollist i talentuar, i cilësuar si e ardhmja e futbollit italian.

Kuqezinjtë kanë hequr dorë nga Szoboszalai, i cili ishte një preferencë e Rangnick dhe tani Maldini dëshiron që ta kthejë vëmendjen nga Tonali, për të shtuar koloninë në radhët e skuadrës milaneze, ndaj në ditët në vijim pritet një ofertë konkrete drejt Brescias.

RonaTyra

Megjithatë e rëndësishme do të jetë edhe dëshira e vetë futbollistit, që duket se ka biseduar edhe me Conten dhe preferon transferimin në anën zikaltër të Milanos, ku do të ketë mundësi të luajë në Champions dhe menjëherë për objektiva madhorë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu