Me 6 prill të këtij viti, serbi Radomir Antiqi, në moshën 71-vjeçare ka ndërruar jetë.
Megjithatë, do ta kujtojmë një deklaratë të tij para 32 viteve për legjendën e futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, kur atëkohë luante për Partizanin e Beogradit!
Antiq kërkonte Vokrrin në Spanjë por nuk ia doli.
“Vokrri është i shtrenjtë”, kishte thënë Antiq, që atëkohë ishte trajner në klubin Zaragoza nga Spanja.
Radomir Antiq, trajner i Zaragozës, kishte dhënë një deklaratë interesante në dhjetorin (me 12 dhjetor) e vitit 1988. Siç shkruante atëkohë “sporti i Rilindjes”: “Kohë me parë ishte në Beograd, për t’i gjetur zëvendësin bullgarin, Sirakov, i cili, pas operacionit, duhet të mungojë në formacionin e Zaragozës një kohë më të gjatë”. Çfarë thoshte Antiqi?
“Në fletore kam disa. I pari në të është Fadil Vokrri, mirëpo, më duket se, në momentin e pikërishëm, Zaragoza nuk është në gjendje të paguaj sa kërkon sulmuesi i dikurshëm i Prishtinës dhe anëtari i tashëm i Partizanit. Ndoshta do të merremi vesh për një shumë më të vogël” – mendon Antiqi, deklaratë e para 32 viteve.