Në dy muajt e parë importet nga Ukraina drejt Shqipërisë shënuan rritje

0
Në dy muajt e parë importet nga Ukraina drejt Shqipërisë shënuan rritje
Gjigandi

Importet nga Ukraina drejt Shqipërisë në dy muajt e parë të këtij viti shënuan rritje.

Referuar të dhënave të raportit të tregtisë së jashtme për periudhën të publikuar këtë javë nga Instituti i Statistikave (INSTAT) rezulton se importet nga Ukraina në vlerë arritën 1.25 miliardë lekë (mbi 10 milionë euro), nga vetëm 532 milionë lekë (rreth 4.3 milionë euro) që ishin për të njëjtën periudhë të vitit 2021.

Ndërkohë importet nga Ukraina rezultojnë 3 herë më të larta edhe referuar periudhës para pandemisë. Për periudhën janar-shkurt të vitit 2019 importet nga Ukraina ishin vetëm 476 milionë lekë.

Shqipëria importon grurë dhe miell për të plotësuar nevojat e saj. Pjesën më të madhe, e importon nga Rusia dhe Ukraina. Pjesën tjetër nga Serbia, Rumania dhe Bullgaria. Prodhimi nga fermerët vendas arrin vetëm 250 mijë ton grurë në vit.

Referuar të dhënave vlera e importit të drithërave nga Ukraina për vitin 2021 arriti 293 milionë lekë.

RonaTyra

Ndërsa tentativa e pushtimit të Ukrainës nga ana e Rusisë po vazhdon, efektet në tregjet globale janë shfaqur dukshëm. Agresioni ushtarak i Rusisë në Ukrainë përbën një kërcënim ekonomik edhe për Shqipërinë. Shqipëria do të preket nga ndërprerja e marrëdhënieve tregtare mes vendeve të BE-së dhe Rusisë. /ATSH/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu