Në orën 24 të mbrëmjes së nesërme, akrepat e orës do të zhvendosen 60 minuta mbrapa. Në Europë, ora do të ndryshohet në të njëjtin çast, për të pasur diell apo dritë një orë më shumë, derisa në 29 mars të vitit 2020, kur do të kthehet sërish ora verore. Ndryshimi i njëtrajtshëm i orës në Europë filloi në vitin 1974, pas krizës së parë të naftës, në mënyrë që të shfrytëzonin më shumë dritën e diellit dhe të konsumonin më pak energji elektrike. Ndryshimi i sivjetshëm mund të jetë i fundit në histori, pasi Komisioni Europian ka planifikuar të heq dorë nga ndryshimi i orës, kurse viti pritet të vendoset pas vendimit të 28 shteteve anëtare të BE.