Sonte në program të Series A janë tri ndeshje në kuadër të javës së 27-të.
Nga ora 19:30, Interi do të luaj kundër Sassuolo. Skuadra e Contes po lufton për titull dhe me një fitore, do t’i ofrohej Lazios, që gjendet në pozitën e dytë, transmeton Indeksonline.
Kurse nga ora 21:45, janë dy ndeshje. Roma që po kërkon kualifikimin në Ligën e Kampionëve do të luaj kundër Sampdorias.
Ndërsa, në të njëjtin orar, do të luhet derbi i kësaj jave. Atalanta në Bergamo e pret Lazion.
Dy skuadrat po kalojnë në formë të mrekullueshme dhe pritet të dhurojnë spektakël sonte.
Lazio po lufton për titull, kurse Atalanta po dëshiron kualifikimin në Ligën e Kampionëve.