Nderruan jete ne kamionin qe udhetonte drejt Anglise, identifikohen 39 personat – Lajmi i Fundit – Lajme

0
Gjigandi

Ditën e djeshme, 39 emigrantë humbën jetën gjatë udhëtimit nga Bullgaria drejt Anglisë, teksa ndodheshin brenda frigoriferëve të kamionit me temperatura deri në -25 gradë celsius. Në kamion ndodhej një fëmijë dhe 38 persona të rritur, të cilët janë identifikuar ditën e sotme. Tetë prej tyre ishin femra, ndërsa 31 të tjerë meshkuj. Sipas raportimeve të mediave të huaja, viktimat janë me shtetësi kineze. Shoferi 24-vjeçar i kamionit është arrestuar nga policia dhe po merret në pyetje, pasi është i dyshuari kryesor për tragjedinë. Ai quhet Morris Robinson dhe policia është në kontroll e sipër të dy shtëpive që kishin lidhje me të.   Kamioni me emigrantë u gjet i parkuar në Essex. Pavarësisht se viktimat mund të jenë përpjekur të kërkojnë ndihmë, ekspertët thonë se thirrjet e tyre kanë rënë në vesh të shurdhër.  

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu