Ndaluan muzikën pas orës 20:00, Bino tregon arsyet pse u mor ky vendim

0
Gjigandi

Më herët Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastriliu njoftoi se me vendim të qeverisë, ndalohet hapja e klubeve të natës diskove, bareve dhe çdo shërbimi tjetër në mjedise të mbyllura.

Veç kësaj ndalohet muzika pas orës 20:00 në të gjitha mjediset të shërbimeve çfarëdo lloji.
Ky vendim nuk u prit fare mirë nga artistët të cilët menjëhere organizuan një protest para Kryeministrisë për të hedhur poshtë këtë vendim të marrë.
Së fundmi ka qenë Bino ajo e cila sqaro se masat e marra së fundi janë që të shmangen në mënyrë maksimale grumbullimet, pasi siç u shpreh ajo, jemi në një situatë jo fort të favorshme sa i përket krizës së koronavirusit.

E pyetur se çfarë ndikimi ka ndalimi i muzikës pas orës 20.00 të darkës, ajo shpjegoi se si shembull janë marrë edhe eksperiencat e vendeve të tjera, që mund të kenë ndaluar konsumimin e alkoolit, apo mund të kenë vendosur kufizime jo të drejtpërdrejta me grumbullimet, por që shkaktojnë grumbullime.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu