Kur një lojtar e nënshkruan kontratën e re me një klub, u intereson se sa shumë para do të përfitojnë për aq vite sa qëndrojnë aty.
Sidoqoftë, në një kontratë nuk shkruhet vetëm shuma që do t’i paguajë klubi një futbollisti, por edhe rregullat që duhet t’u përmbahet ai.
Ndër vite, klubet kanë vendosur klauzola të çuditshme lojtarëve të tyre, derisa njëra e një lojtari është që e ndalonte të fluturonte në hapësirë.
Dhjetë klauzolat më të çuditshme në histori të futbollit:
Stefan Schwarz – Klauzolë për hapësirë
Kur Schwarz nënshkroi me Sunderlandin nga Valencia në vitin 1999, atij i ndalohej të fluturonte në hapësirë.
Dennis Bergkamp – I ndalohej të realizonte fluturime me helikopter
Një lojtar që i pëlqente të fluturonte me helikopter dhe Arsenali e ndaloi atë nga kjo gjë, derisa ajo gjë i ndalonte madje të udhëtonte me pjesën tjetër të skuadrës, kur luanin kundër një skuadre me destinacion më të largët.
Georg Koch – Klauzolë anti-racizmit
Portieri gjerman kishte kaluar te PSV dhe mendohej se do të fyhej nga tifozët gjermanë në baca razore dhe në mënyrë që ai mos t’u kthehej atyre në të njëjtën formë, klubi ia ndaloi fyerjet raciste.
Ronaldinho – Vetëm dy dalje në klube nate brenda javës
Kur ishte pjesë e Flamengos në vitin 2011, Ronaldinhos iu ndalua që të frekuentonte shpesh klubet e natës, derisa kishte të drejtë vetëm dy herë.
Alex Oxlade-Chamberlain – Klauzolë për vetëm 20 minuta lojë në një ndeshje
Arsenali e transferoi anglezin nga Southamptoni, derisa nëse ai luante mbi 20 minuta në një takim, atëherë The Gunners do të duhej të paguanin 10 mijë funte më tepër.
Neil Ruddock – Klauzolë për mbipeshë
Ruddock asnjëherë nuk ka arritur të qëndrojë fit, por te Crystal Palace atij i ishte vendosur një klauzolë që të mos e kalonte mbi peshën e caktuar dhe të qëndronte fit.
Roberto Firmon – Klauzolë anti-Arsenal
Kujtojeni kohën kur Arsenali kishte tentuar transferimin e Luis Suarezit nga Liverpooli në vitin 2013 duke ofruar 40 milionë + 1 funte, që ishte një tallje për The Reds. Kështu kur e transferuar Firminon nga Hoffenheimi i vendosën një klauzolë anti-Arsenal.
Giuseppe Reina – Klauzolë për shtëpi
Sulmuesi gjerman kërkoi nga Arminia Bielfeld që t’i ndërtonin një shtëpi për çdo sezon.
Stig Inge Bjornebye – Klauzolë për t’u mos u skijuar
Norvegjezit i pëlqente që të skijonte, pasi edhe babai i tij kishte qenë skijtar, ndërsa Liverpooli ia kishte ndaluar atë me klauzolë.
Rolf-Christel Hiue-Mien – Klauzolë që gruaja e tij të ishte kuzhiniere
Mesfushori kongolez kishte kërkuar nga Eintracht Frankfurti që gruaja e tij të ishte kuzhiniere në klub, dhe ajo klauzolë nuk u realizua.