Ndahet nga jeta ish-drejtuesi i Sigurimit, Luan Pobrati/ Nga arrestimi në kohën e Berishës te poz…

0
Ndahet nga jeta ish-drejtuesi i Sigurimit, Luan Pobrati/ Nga arrestimi në kohën e Berishës te poz…
Gjigandi

Luan Pobrati, ish drejtues i Sigurimit në kohën e regjimit komunist është ndarë nga jeta ditën e djeshme në moshën 67 vjeçare.

Ai ka qenë një ndër specialistët e njohur i shërbimeve sekrete. Për një periudhë, para viteve 90′, ai ka shërbyer si drejtues i lartë i ish-sigurimit famëkeq të shtetit, i ngarkuar në rekrutimin e inteligjencës universitare, ndërsa mbas vitit 1997, ishte Inspektor i Përgjithshëm i Kryeministrit Luan Pobrati është arrestuar nga Berisha ne vitin 1992 dhe është akuzuar për krime gjatë kohës së regjimit komunist.

Ish drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Veli Myftari ka njoftuar ndarjen nga jeta të Pobrati ditën e Dëshmorëve të Atdheut.

“Një lajm i hidhur për një humbje të parakohshme, Luan Hekuran Pobrati, sikur e kërkoi qëllimisht këtë dite, ne Ditën e Dëshmoreve te Atdheut ! Luan një mik i rralle i shume vetëve, pasionant ne detyrën e tij e Atdhetari te Larte, si dhe vete prejardhja nga babai Hekuran Pobrati, Heroi i Popullit,  mik i tim Eti, Xhemalit, kuptohet jeta partizane dhe e mëpasme ne lufte me bandat e kohës ! Lamtumire Shoku dhe miku ynë i mirë ! Ngushullime Familjes se tij !”,

shkruan Myftari.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu