Deputeti demokrat Xhelal Mziu, tha në “Log.” në Abc të gazetarit Endri Xhafo, se PD do të bashkohet dhe nuk do të ketë parti të reja.
I pyetur nga Xhafo se a do të krjiojë Lulzim Basha një parti të re, dhe nëse ndodh kjo a do i bashkohet partisë së re, Mziu tha se kjo nuk mund të ndodhë.
Pjesë nga diskutimi:
Xhafo: A do të krijojë Lulzim Basha një parti më vete
Mziu: Bashkimi i demokratëve ngelet primare. Por dhe unë vazhdoj të jem partizan i bashkimit të PD-së.
Xhafo: Do të krijojë Basha parti më vete?
Mziu: Që mos ndodhi krijimi i një partie të re nga asnjë person, prandaj ngul këmbë që është momenti i duhur për të bërë një bashkim real.
Xhafo: Nëse zoti Basha do të krijojë një parti me idenë që të bëhet “kingmaker” të bëjë atë që bëri Meta, i cili me vetëm 4 deputetë ju imponua Berishës dhe Ramës, a do i bashkoheni ju partisë së Lulzim Bashës?
Mziu: Nuk besoj se zoti Basha aspiron për parti të tjera, të paktën dhe në deklaratën e dorëheqjes tha se do të jetë kontributor i PD.