Federata e Futbollit të Kosovës, gjatë ditës së sotme ka mbajtur mbledhje e komitetit ekzekutiv ku ka vendosur ti ndërrmar disa hapa për rikthimin e futbollit në Kosovë.
FFK-ja ka njoftuar se shumë shpejt skuadrat do të fillojnë të stërvisin e futbolli do të rikthehet me Kupën e Kosovës, ndeshje këto do të zhvillohen më 23 dhe 24 maj.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i trajnerit të liderit të Superligës, Ballkanit, Ismet Munishi i cili në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se këto vendime të FFK-ja janë në kundërshtim me vendimet e marra nga Ministria e shëndetësisë.
Ja reagimi i plotë i Munishit:
Kujtojmë që ministri i shëndetësisë, Arben Vitia gjatë ditës së sotme bërë me dije që aktivitetet sportive do të rikthehen më 2 qershor.