Moti i keq me reshje shiu, Policia apel drejtuesve të automjeteve – Lajmi i Fundit

0
Gjigandi

Në këto momente në vendin tonë po bien reshje shiu dhe Policia rrugore ka dalë me njoftimin e mëposhtëm: Policia Rrugore
Nisur nga moti i keq, me reshje të dendura shiu në disa zona të vendit kryesisht në Tiranë, Durrës, Elbasan Krujë, Lezhë, Shërbimi i Policisë Rrugore tërheq vëmendjen e drejtuesve të mjeteve të bëjnë kujdes të veçantë sidomos:

• Kufiri i shpejtësisë së mjeteve duhet të jetë jo më shumë 50 Km/h nëse dukshmëria është me e vogël se 100 metra.
Në situatën e rënduar të motit në tunele, në hyrje dhe në brendësi të tyre:
• Zvogëloni shpejtësinë;• Aktivizoni ajrin riqarkullues të kabinës së mjetit;• Nëse konstatohet rrezik ndaloni para hyrjes së tuneleve;• Mbani krahun e djathtë;• Respektoni shpejtësinë e lejuar të treguar nga sistemi i sinjalizimit;• Aktivizoni sinjalin bllokues në rast rreziku;• Bëni kujdes nga ndryshimi i kushteve atmosferike, mbi sipërfaqen e rrugës;• Bëni kujdes nga ndryshimi ndriçimit në hyrje dhe dalje të tunelit.
Në raste përfshirje aksidentesh duhet të mbani parasysh:
• Mos lëvizni nga vendngjarja;• Telefononi menjëherë në numrin 112 dhe prisni mbërritjen e ndihmës së parë;• Jepni informacion për emrin dhe numrin tuaj të telefonit, vendin ku ka ndodhur ngjarja dhe nëse nevojitet ndërhyrja;• Aktivizoni sinjalin bllokues të rrezikut;• Sigurohuni që jeni të dukshëm nga të tjerët (vishni jelek fosforeshentë) dhe evitoni mundësinë e ndodhjes së ndonjë aksidenti tjetër ose rëndimin e pasojave;• Vendosni trekëndëshin e rrezikut në distancë të mjaftueshme;• Ndaloni në të djathtë të karrexhatës nëse është mundësia;• Përdorni mjetet e ndihmës së parë;• Largimi nga vendi i ngjarjes, rrezikon ndalimin dhe arrestimin e menjëhershëm, përveç pezullimit të lejes së drejtimit.
Drejtuesit e mjeteve të evitojnë përdorimin e alkoolit gjatë drejtimit të mjeteve dhe të tregojnë kujdes maksimal për të evituar përfshirjen në aksidente dhe ngjarje rrugore.#kontribuodhetipersigurinerrugore

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu