Motrat e Khloe Kardashian kanë thënë disa fjalë për Tristan Thompson pas skandalit për një fëmijë me Maralee Nichols.
Basketbollisti e pranoi se ishte baba i një fëmije me trajneren personale pas një marrëdhënie intime që kishin bashkë gjatë vitit të kaluar.
Ai kërkoi falje në rrjete sociale, me Khloe që mësoi për tradhtinë e radhës së tij nëpërmjet një shkrimi të botuar në
DailyMail
, që fillimisht ishte zbuluar nga e motra, Kim Kardashian.
Gjatë episodit të fundit të “The Kardashians”, fansat panë reagimin e Kimit, Kourtney dhe Kylie ndaj këtij lajmi gjatë një telefonate që patën së bashku.
“Ai shkoi në shtëpi nga festa e ditëlindjes së 30-të, shkoi në Houston dhe më pas fjeti me këtë vajzë”, tha Kim.
Ndërkohë që Kim po lexonte artikullin, Kourtney e përkufizoi situatën si ‘një tradhti që nuk ka fund’.
Khloe Kardashian (Foto: Hulu)
Themeluesja e “Skims” vazhdoi të lexonte deklaratën e Tristan dhe Kylie në ato momente shtoi: “A është Tristan njeriu më i keq në planet?”.
Maralee mirëpriti djalin me Thompson në dhjetor të vitit 2021, i cili është fëmija i tretë i basketbollistit.
Ai gjithashtu ndan një djalë Prince me ish-partneren e tij, Jordan Craig dhe vajzën True me Khloe Kardashian.
Kim Kardashian (Foto: Hulu)
Pavarësisht tradhtisë, Khloe këmbënguli se nuk kishte ‘asnjë dramë’ mes tyre dhe nuk donte që të ishte një person i urryer nga familja dhe miqtë.
“Njerëzit bëjnë gabime dhe ai është një person i mirë – ai nuk është një partner i mirë për mua – por dua që të gjithë të kenë ende një mundësi të drejtë për të qenë të lumtur dhe për të pasur një jetë të mirë”, kishte thënë më herët Kardashian.
Tristan Thomspon (Foto: Hulu)
“The Kardashians” publikohet çdo të enjte në Disney Plus.
/abc24.al/
Foto: Hulu