Një grup i guximshëm ekskursionistësh arritën të ruajnë qetësinë e tyre e madje dhe të bënin foto kur një ari i zi kurioz iu afrua atyre në një shteg pylli në Meksikë.
Kontakti i papritur me botën e egër që mund të kishte shkuar shumë më keq, ndodhi në parkun ekologjik të Chipinque në San Pedro Garza, sipas personit që shpërndau pamjet.
Aty tregohet një grua që qëndron e palëvizur kur ariu i zi ngrihet në dy këmbë dhe i merr erë në flokët.
Ariu më tej ulet për pak në tokë por ngrohet përsëri në putrat e pasme dhe afrohet më shumë te gruaja.
Të tjerë përpiqen të tërheqin vemendjen e ariut por ai duket shumë i preokupuar me nuhatjen e flokëve të gruas.
Ndërsa kjo e fundit shfrytëzon momentin e pabesueshëm për të bërë një foto me celular. Ariu qëndron në këmbë mjaftueshëm për të bërë foton dhe më pas ulet në të katërta dhe prek dy herë këmbët e gruas.
Kur ariu nis më në fund të largohet, gruaja dhe miqtë e saj vrapojnë për t’u larguar nga zona.
Shpërndarësi i videos tha se nuk është e pazakontë që arinjtë e zinj të dalin në shtigjet e parkut Chipinque dhe janë kapur në kamera dhe herë të tjera.
Në dhjetor dy arinj të zinj të tillë tmerruan një tjetër vizitor, teksa ishin duke kërkuar ushqim në mbeturinat e hedhura.
Burimi: top-channel.tv