Ndoshta shumë herë keni pyetur dikë pse Mohamed Salah është një nga futbollistët më të dashur në botë, dhe jashtëzakonisht shumë i pëlqyer në vendin e tij.
Ylli i Liverpool vazhdon të dëshmojë se është një futbollist shembull me gjithë veprimet që bën.
Salah së fundi ka financuar një qendër të re mjekësore në fshatin egjiptian Nagrig, ku u lind dhe rrit ylli i futbollit botëror.
Raportohet se kjo qendër do t’u shërbejë 30 mijë banorëve lokal.
Nuk janë të pakta rastet kur Salah ndihmon financiarisht ose me donacione të ndryshme vendlindjen e tij.