Ministrja e MKRS-së, Vlora Dumoshi, takon futbollistin e Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrovën.
“Sot, takova futbollistin e Përfaqësueses së Kosovës, Edon Zhegrova, i cili luan në Zvicër.
Edonin e njoh që kur ishte fëmij, prej atëherë vërehej dukshëm talenti i madh i tij në futboll. Arritjet e Edonit në futbollin evropian, na japin motiv që t’i përkrahim talentët e rinj në futboll, e që në Kosovë janë të shumtë.
Emri i Edon Zhegrovës dhe shumë futbollistëve tjerë na bëjnë krenar me paraqitjet e tyre nëpër fushat e futbollit botëror.
Në takim ishte edhe kryetari i tifozëve “Dardanët”, Lulzim Berisha, të cilin e falënderova për përkrahjen e vazhdueshme që i japin përfaqësueses tonë sa herë ajo luan brenda apo jashtë vendit. Tifozët janë lojtari i 12-të në fushë dhe ata japin motiv për të shënuar fitore.
Kosova promovohet vazhdimisht përmes sportit, kulturës dhe artit, ndërsa unë si ministre do t’i përkrah pa rezervë të gjithë talentët kosovar”, shkruan Dumoshi në profilin e saj në facebook.