Paredes sikur Pique: Neymar qëndron te PSG

0
Gjigandi

Paredes ka treguar se cila do të jetë e ardhmja e Neymar.

Mesfushori i Paris Saint Germain, Leandro Paredes, ka folur lidhur me të ardhmen e shokut të tij të skuadrës, Neymar.

Neymar, si çdo herë para merkatos, lidhet me një largim të mundshëm nga PSG, në drejtim të Barcelonës.

Por, Paredes beson se braziliani do të vazhdojë aventurën e tij me kampionët e Ligue 1. Gjithsesi, deklaratat e shokëve të brazilianit se “Ai qëndron”, nuk kanë pasur fund të mirë në të kaluarën.

“Unë flas shumë me Neymar. Ai më telefonon mua shpesh”, ka thënë Paredes.

RonaTyra

“Tani ne jemi të izoluar, ai më telefonon me video dhe ne bisedojmë me njëri tjetrin”, ka shtuar mesfushori.

“Ai do të vazhdojë me ne”, ishte insistimi i argjentinasit.

Një gjë të tillë kishte deklaruar edhe Gerard Pique në të kaluarën, pak kohë para se Neymar të nënshkruante me PSG.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu