“Sa të jem ministër gjithmonë do ta promovoj. Për mendimin tim ka ardhur momenti që përdoruesit e rrugës të kontribuojnë për mirëmbajtjen e rrugës”, ka thënë ish-ministri Damian Gjiknuri në shtator 2018.
Idenë e paraardhësit të saj të shumëkundërshtuar nga opozita, e rrëzon ministrja aktuale. Belinda Balluku tha se autostrada Tiranë-Elbasan nuk do të jetë me pagesë për qytetarët.
“ Kur rrugët janë të njoftuara për pagesë dhe ne e themi paraprakisht. Rruga e Elbasanit nuk është në planet tona me pagesë”, tha Balluku.
Rruga që përfundoi në 2019-ën që u vonua me 4 vjet për shkak të shembjeve dhe rrëshqitjeve të dherave, i kapërceu të gjitha parashikimet financiare. 32 kilometrat e këtij aksi i kanë kushtuar buxhetit të shtetit mbi 400 milionë dollarë, nga 300 që ishte parashikuar.