Ministria e Brendshme në “borxhe” / Punonjësit e policisë : nuk po na paguajnë orët shtesë | Lajmi i Fundit

0
Gjigandi

Ministria e Brendshme dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit është në borxh me efektivat e rendit të cilëve nuk u ka paguar orët suplementare dhe dietat e prapambetura për shërbimet jashtë rrethit, nga viti 2017.

Avokati i Popullit i ka kërkuar Qeverisë dhe Ministrisë së Brendshme për marrjen e masave të menjëhershme për sigurimin e fondeve për likuidimin e detyrimeve për vitin 2017, 2018 dhe 2019, duke përfshirë edhe kompensimin e ushqimit.
Sipas dokumentit që RTV Ora disponon, rezulton se pagesat e prapambetura kanë rënduar buxhetin familjar të punonjësve të policisë, të cilët për të zgjidhur problemet ekonomike detyrohen të marrin kredi në banka.
Ligji i ri i policisë së shtetit solli ulje pagash për më shumë se 2300 punonjës për shkak të suprimimit të gradës kryeinspektor. Nga viti 2016 e në vazhdim këta punonjësvazhdojnë të marrin 7000 deri në 9000 lekë të reja më pak, dhe për këtë arsye avokati kërkon tu jepen gradat dhe pagat për grada efektivëve që përmbushin kushtet dhe kriteret sipas ligjit për gradën inspektor i dytë dhe inspektor i parë.
Një tjetër problematikë që nga avokati kërkohet ti jepet zgjidhje, është trajtimi financiar për punë të dëmshme, duke bërë që mbi 500 efektiva të mos trajtohen financiarisht në masën 7 mijë lekë në muaj.
Gjatë vitit 2019 punonjësit e rendit janë angazhuar në punë me orare të zgjatura pothuajse çdo ditë, duke përmendur këtu ruajtjen e rendit dhe sigurisë gjatë protestave të opozitës apo dhe shoqërimin e Kryeministrit në mitingjet jashtë Tirane.
Problematikat janë ngritur nga Sindikata e Punonjësve të Policisë së Shtetit, të cilët janë drejtuar Avokatit të Popullit me qëllim gjetjen e një zgjidhjeje nga ana e Qeverisë dhe Ministrisë së Brendshme për gjetjen e fondeve. Policia e Shtetit tha për RTV Ora se orët suplementare dhe orët e natës vijojnë të paguhen në varësi të plotësimit të dokumenteve nga efektivët e policisë.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu