Ministri Reçica dhe Ambasadori Kosnett flasin për gjendjen e COVID-19 në Kosovë

0
Gjigandi

Ministri Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, sot ka realizuar një takim online me Ambasadorin e SHBA-së, z. Philip Kosnett, me të cilin ka diskutuar lidhur me gjendjen e COVID-19 në Kosovë dhe implementimin e masave fiskale në ndihmë të qytetarëve të Kosovës.

Ministri Reçica dhe Ambasadorin Kosnett janë pajtuar që situata me COVID-19 është vështirësuar në muajin e fundit dhe konsideruan se qytetarët duhet të respektojnë masat e marra nga Qeveria, si dhe të përdorin pajisjet mbrojtëse, me qëllim që të mbrojnë njëri-tjetrin.
Gjithashtu, ministri Reçica e ka njoftuar Ambasadorin Kosnett për prioritetet e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe për Reformat të cilat do të vijojnë t’i realizojnë në këtë mandat.
Ndërkohë, Ambasadori Kosnett shprehu synimin e qeverisë amerikane që të vazhdohet mbështetja e institucioneve të Kosovës në luftën kundër pandemisë, duke vënë theks për llogaridhënie nga institucionet qeveritare, partitë politike dhe qytetarët e rëndomë që të bëjnë pjesën e tyre.
Në fund, ministri Reçica e ka falënderuar Ambasadorin Kosnett për gjithçka që SHBA-të kanë bërë dhe janë duke bërë në konsolidimin e shtetit të Kosovës.

Burimi: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu