Ish-ministri i Jashtëm Paskal Milo e ka cilësuar një gabim të madh sjelljen e ish-kryeministrit Sali Berisha kundrejt ambasadores amerikane Yuri Kim. Në studion e emisionit “Log.” në Abc, Milo tha se Kim është thjeshtë përcjellëse e udhëzimeve të SHBA.
“Është gabim i madh nga Berisha dhe të tjerë kur marrin nëpër gojë dhe etiketojnë ambasadoren e SHBA. Ajo është thjesht përcjellëse e udhëzimeve që ka marrë nga qendra e vetë”,
tha Milo.
Milo sqaroi edhe rolin e diplomatëve sipas konventës së Vjenës.
“Në bazë të konventës së Vjenës shefat e misioneve diplomatike dhe diplomatët nuk duhet të ndërhyjnë në punët e brnedshme që mund të jetë mënyra e qeverisjes marrja e vendimeve dhe gjhithçka që ka të bëjë me politikën e brendshme. Por jemi në rastin kur Shqipëria është vend aleat i SHBA. Aleat në Nato, partnere strategjike e SHBA. Dhe çfarë ndodh në politikën e brendshme të Shqipërisë që ka të bëjë me sigurinë ndërkombëtar demokracinë dhe korrupsionin këto çështje janë të lidhura dhe me Naton dhe çfarëdo e keqe që të ndodhë cënon sigurinë e Natos ku bën pjesë Shqipëria. Anëtarët e Natos s’mund të rrinë indiferentë kur cënohet siguria demokracia dhe të drejtat në Shqipëri. Biden tha më parë që çështjet e luftës kundër korrupsionit në Evropë, ku nënkuptonte dhe në Ballkan janë të lidhura me çështjet e sigurisë së SHBA”
, tha Milo.