Të paktën 3 milion euro pasuri, 14 makina, 11 banesa dhe një biznes janë sekuestruar nga aktiviteti kriminal i një grupi të rrezikshëm në shkodër. Sipas policisë pasuria e sekuestruar u perket shtetasve J. K., D. E., A.D. dhe E.P., të arrestuar në Danimarkë më datë 26.06.2019, për veprat penale “Grupi i strukturuar kriminal ”, “Trafik ndërkombëtar i lëndëve narkotike” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”. Të katërt ata janë arrestuar në Danimarkë në qershor të këtij viti. Katër shqiptarët, pasuria e të cilëve prej 3 milionë eurosh investuar në Shqipëri që u sekuestrua sot, kanë inicialet: J. K, D. E, A.D, dhe E.P. Ata u arrestuan në Danimarkë më datë 26.06.2019 në kuadrin e operacionit ndërkombëtar “Goldfinger” dhe akuzohen për vepra të rënda penale si “Grupi i strukturuar kriminal ”, “Trafik ndërkombëtar i lëndëve narkotike” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”, Gjatë operacionit, atyre iu sekuestruan 200 mijë euro, 10 milionë lekë, 7 automjete, 7 banesa dhe 1 biznes, Po ashtu, me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, u vendos sekuestrimi mbi pasuritë, si më poshtë: Një kompani private (pulari), me aktivitet në Shkodër, me vlerë investimi mbi 1,5 milionë euro; 10 apartamente banimi, në plazhin e Velipojës; 1 apartament banimi në Shkodër; 14 automjete të markave të ndryshme, prodhim i viteve të fundit; Të gjitha pasuritë e sekuestruara kapin vlerën 3 milionë euro. Të gjitha pronat e sekuestruara dyshohen se rrjedhin nga aktiviteti kriminal i personave të arrestuar, të cilët i kanë regjistruar në emër të familjarve të tyre. Pronat e sekuestruara më datë 26.06.2019 dhe 29.10.2019, me vendim gjykate, i janë dorëzuar për administrim Agjencisë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara pranë Minsistrisë së Financave. Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!
Ballina Aktualitet Miliona euro, makina dhe banesa: Sekuestrohet pasuria e grupit kriminal ne Shkoder...