Milan ishte përgatitur për një revolucion të vërtetë në sezonin e ardhshëm por kriza që ka sjell Covid-19 ka ndryshuar planet e Gazidhis.
Pista Rangnik drejt rënies, Stefano Pioli është shumë pranë rikonfirmimit, pritet të vijoj bashkëpunimin sipas kontratës edhe për vitin e ardhshëm. I njëjti diskutim është për Ibrahimoviç. Nëse në stol do të ulej Rangnik, Ibra nuk do të qëndronte më, por në kushte të tilla, Ibra-Rebiç pritet të jetë dyshja e sulmit edhe në sezonin e ardhshëm.
Nuk pritet të ndryshoj as kupola drejtuese, Maldini do të vijoj të jetë drejtor teknik. Lajmi i mirë në këtë kohë krize vjen nga Spanja.
Milan mund të përfitoj 25 milion euro nga shitja përfundimtare e Susos. Nëse as në Spanjë sezoni nuk vijon, Sevija do të kualifikohej automatikisht për në Ligën e Kampionëve, në këto kushte, Suso do të pranonte të vijojë karrierën në Spanjë.