Milani ndryshon pronësi, por mbetet i amerikanëve. Konfirmohet operacioni me bazë 1.3 miliardë euro

0
Milani ndryshon pronësi, por mbetet i amerikanëve. Konfirmohet operacioni me bazë 1.3 miliardë euro
Gjigandi

Gerry Cardinale, shefi i madh i “RedBird Capital Partners”, ka nënshkruar kontratën për blerjen e shumicës së Milanit nga fondi “Elliott”. Njoftimi zyrtar me shumë gjasa pritet nesër.

Ky është i ashtuquajturi “nënshkrim”, pra firma në kontratën paraprake, ndërsa mbyllja (dmth transferimi i aksioneve të shoqërisë) i operacionit zgjat më shumë. Të paktën nja dy muaj. Nga ana tjetër, nënshkrimi u bë ditët e fundit, në fshehtësi të madhe dhe jo në Milano.

Klubi kuqezi, i marrë në korrik 2018 nga fondi “Singer” për shkak të dështimit të Li Yonghong (i cili mori drejtimin nga Fininvest më 2017), ndryshon sërish pronësinë, por mbetet gjithmonë nën flamurin e kuqezi.

Gjithashtu “RedBird”, një fond investimi i përfshirë tashmë në mënyrë aktive në sport, është i bazuar në New York si “Elliott”, i cili do të mbetet me një aksion në klubin kuqezi.

Shifra e përgjithshme për blerjen e klubit të Milanit fillon nga një bazë prej 1.3 miliardë euro, e cila mund të rritet në bazë të disa rezultateve operative. “Gjithçka po shkon sipas planit, – tha presidenti kuqezi Scaroni në Firence, në margjinat e asamblesë së Anfia-s.

RonaTyra

– Besoj se në ditët në vijim do të bëhen negociata me fondin e ri pronar, edhe nëse do të kalojnë disa muaj nga nënshkrimi deri në mbyllje të transaksionit. Shpresoj që të ketë një situatë të caktuar, të përballemi me një pronësi të qartë ndaj tregut që kemi përballë, sepse kjo e bën jetën më të lehtë për të gjithë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu