AC Milan është gati të kthehet në negociata me Benfica për mesfushorin Florentino Luis këtë verë.
Milan gjatë janarit dëshiroi të nënshkruajë me lojtarin një marrëveshje në bazë të një kredie 18-mujore me të drejtën e blerjes, me një ofertë prej 40 milionë eurosh.
Por kjo marrëveshje dëshoti.
Calciomercato raporton sot se marrëdhënia midis Milanit dhe Florentino është duke vazhduar dhe gjatë verës mund të konkretizohet transferimi i tij në ‘San Siro’.
Historia është ajo e interesit të ndërsjellë dhe e një bisedimi që Milano ka zhvilluar në muajt e fundit, pa arritur asnjë marrëveshje për vlerësimin e përgjithshëm të lojtarit, midis një kredie të paguar dhe një mundësi për të blerë.
Klauzola e lëshimit prej 120 milionë eurosh që Benfica ka përfshirë në kontratën e saj që skadon në qershor 2024 ishte gjithashtu një pengesë.
Mirëpo gjërat pritet të lëvizin pas përfundimit të coronavirusit. Kjo pasi edhe lojtari dhe të afërmit e tij kanë shprehur dëshirën që Luis të luaj të Milan.
Deri më tani ai ka bërë 29 paraqitje të përgjithshme për skuadrën me bazë në Lisbonë, duke përfshirë shtatë në ligë dhe dy në Champions League gjatë këtij sezoni.