Havertz është një nga emrat më të përfolur

0
Gjigandi

Kai Havertz është një nga emrat më të përfolur në prag të merkatos së verës, pasi për gjermanin interesohen shumë klube. 

Kai Havertz është një nga emrat më të përfolur në prag të merkatos së verës, pasi për gjermanin interesohen shumë klube.Pavarësisht se kërkohet edhe nga një gjigant si Bayern Munchen, fati i 20-vjeçarit duket se është i destinuar të jetë në Premier League.

Sipas raportimeve nga mediat gjermane, janë 3 klube që dëshirojnë të firmosin me Havertz dhe bëhet fjalë për Liverpool, Chelsea dhe Manchester United.

Drejtuesit e Bayer Leverkusen janë të qartë nga ana e tyre, teksa e kanë vendosur çmimin për fantazistin dhe kërkojnë rreth 110 milionë euro për ta lënë të lirë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu