Një mik i ngushtë i Georgina Rodriguez ka thënë se shpreson ta shohë sërish buzëqeshjen e saj shumë shpejt pas vdekjes së djalit të saj të porsalindur.
Ivan Garcia, një nga miqtë që u paraqit në shfaqjen e saj në Netflix “I Am Georgina”, pranoi se javën e kaluar kishte qenë ‘shumë i komplikuar’ pas vdekjes së djalit binjak që ajo priste me Cristiano Ronaldon.
Por ai tha se Georgina ishte ‘shumë e fortë’ dhe po merrte shumë ndihmë nga miqtë dhe familja e saj për ta ndihmuar atë të kapërcejë tragjedinë.
“Ka qenë një javë shumë e ndërlikuar që është normale.Është një foto shumë e bukur por ka edhe shumë trishtim. Ne prisnim dy njerëz të vegjël dhe nuk rezultoi ashtu. Nuk do të them asgjë sepse ata kanë kërkuar privatësi, por djali ishte një person që ishte shumë i dashur”, tha Ivan për programin televiziv spanjoll “Ya Son las 8”, shkruan
DailyMail
.
“Ajo gjithmonë ka thënë se fëmijët e saj janë të parët dhe ajo do t’i japë vajzës gjithë dashurinë e saj. Cristiano dhe Georgina janë një çift shumë i afërt. Georgina është shumë e fortë dhe ajo e di që jemi të gjithë këtu. Ajo e di se rrethi i saj i familjes dhe miqve do ta ndihmojë. Shpresoj se së shpejti do ta shohim sërish të buzëqeshur”, tha tutje ai.
Sulmuesi i Man United, Cristiano, 37 vjeç, zbuloi të hënën e kaluar një nga binjakët e tyre kishte vdekur përmes një deklarate të përbashkët në rrjetet sociale.
Çifti kishte njoftuar tetorin e kaluar se ishin në pritje të binjakëve dhe Georgina zbuloi se ajo po priste një djalë dhe një vajzë në një video prekëse ku shfaqet vajza e tyre Alana Martina, katër vjeç dhe tre fëmijët e Cristiano-s, Eva, Mateo dhe Cristiano Jr.
Futbollisti humbi ndeshjen e mesjavës së Man United kundër Liverpool-it, ku tifozët në Anfield duartrokitën për një minutë për Ronaldon dhe familjen e tij dhe duke kënduar “You’ll Never Walk Alone”.
Reprezentuesi portugez u rikthye në fushë gjatë fundjavës dhe festoi me duart ngritur lart nga qielli duke ia dedikuar golin që shënoi kundër Arsenalit djalit të tij që vdiq ditë më parë. /
abc24.al
/